Plagosja e te riut ne Vlore, policia jep detaje te reja

Plagosja e te riut ne Vlore, policia jep detaje te reja

54
0
Shares

Policia ka dhene detaje te reja ne lidhje me plagosjen qe ndodhi mbreme ne Vlorë, ku mbeti i plagosur një i ri 18 vjeç.

Fill me pas ai u dërgua me urgjencë drejt Tiranës dhe është shtruar në spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 23.08.2020, rreth orës 00:45, në një rrugë të fshatit Fushë Mavrovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Q. M (L), 36 vjeç, banues në fshatin Kotë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. R., 18 vjeç, banues në fshatin Fushë Mavrovë, cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ana e Policisë Vlorë, po punohet intensivisht për gjetjen dhe kapjen e shtetasit Q. M(L) si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” , njofton policia e Vlores. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY