Rudina Hajdari: Do krijoj nje parti te re politike me ajken e...

Rudina Hajdari: Do krijoj nje parti te re politike me ajken e qytetarise

186
0
Shares

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka publikuar sot se po punon per krijimin e nje partie te re politike, nderkohe qe ka theksuar se listat do të hapen 100%.

Beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve. Jam e bindur se do i hapim 100%. Uroj që të njëjtën mbështetje ta ketë edhe për projektin e ri politik, i cili do të synojë bashkimin e tyre, që duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndershëm.

Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit“, shkroi Hajdari ne instagram. Dersa ka oyetur ndjekesit e saj ne lidhje me propozimet qe ata kane dhe duhet te veje ne jete Rudina.

Hajdari ka qene deputete e PD por refuzoi te largohej nga Parlamenti. Ajo u akuzua se ka bere pazar qe nena e saj, gjyqtare e Apelit te mos shkarkohej nga vetingu. Fatmira Hajdari u shkarkua per pasuri te pajustifikuar nderkohe qe ceshtja eshte ne KPA. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY