PD sjell shembullin nga Librazhdi: Drejtorët e shkollave zgjidhen nga kryetarët e...

PD sjell shembullin nga Librazhdi: Drejtorët e shkollave zgjidhen nga kryetarët e PS

70
0
Shares

Partia Demokratike denoncoi sot përzgjedhjen sipas saj të drejtorëve të shkollave nga kryetarët e PS.

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi shkruan se konkurset bëhen fiktivisht dhe se rilindja kërkon fare hapur të sanksionojë politikisht në drejtim të institucioneve arsimore njerëzit e saj të thekur.

Kamikazët, sidomos në arsim, duken të domosdoshëm. Këta mund të kërcënojnë, detyrojnë e dhunojnë hapur mësuesit e nxënësit për votën”, shkruan ai.

Boçi thotë më tej se në Librazhd, për ZA-në atje, anëtare e komisionit të “konkursit” është dhe kryetarja e PS, E. Poçi që sipas tij ka ardhur me letër të posaçme nga partia (Bashkia).

A mos vallë pritet të emërohen më të mirët apo më të aftët?! As mos e mendoni.
Nëse nuk është militant, shkallën e angazhimit të cilës e cakton kryetarja e partisë, nuk ka shanse.

Që do ishin politike këto pseudo-konkurse për drejtorë kjo dihej, por ta kishin bërë pak me lezet të paktën.

Mirë që janë arrogantë, harbutë dhe dhunues të ligjit, por janë dhe banalë dhe të pacipë”,-shprehet ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY