Lukashenko refuzon ndermjetesimin e OSBE, Rama: Kam pasur shume kontakte

Lukashenko refuzon ndermjetesimin e OSBE, Rama: Kam pasur shume kontakte

55
0
Shares

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko eshte kunder ndermjetesimit te OSBE per krizen ne kete vend.

OSBE drejtohet nga Shqiperia e cila propozoi nje ndermjetesim te OSBE per krizen. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama postoi sot ne twitter rreth perpjekjeve qe ai po ben.
“Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë”, ka postuar Rama.

Nderkaq refuzimi i Lukashencos edhte bere i njohur me anë të një postimi në Twitter, nga Sylvie Kauffmann, drejtuesja edititoriale e perstigjozes Le Monde, e cila zbardh detaje nga konferenca midis Angela Merkel dhe presidenti francez Manuel Macron për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi.

“Kemi pasur disa biseda me Putin. I sugjeruam ndërmjetësimin e OSBE. Putin është në favor të kësaj, por Lukashenko nuk e dëshiron diçka të tillë”.- shkruan ajo.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar që Brukseli dhe Moska të mund të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi. Ai zhvilloi bisedime me kancelaren gjermane Angela Merkel në jug të Francës.

“Një dialog midis autoriteteve, opozitës dhe shoqërisë civile është thelbësore”, tha Macron.
“Shpresojmë që ky dialog të mund të vendoset nga vetë bjellorusët, megjithatë BE është gati që t’i mbështesë, nëse roli ynë i ndërmjetësimit mund të jetë i dobishëm dhe dëshirohet nga bjellorusët, së bashku me institucione të tjera, veçanërisht OSBE-në, përfshirë edhe Rusinë në dialogun e kërkuar”, theksoi presidenti francez, përkrah kancelares gjermane, Angela Merkel. /DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY