Lavrov ka refuzuar ndermjetesimin e OSBE ne Bjellorusi, publikohet ekstrakti i bisedes...

Lavrov ka refuzuar ndermjetesimin e OSBE ne Bjellorusi, publikohet ekstrakti i bisedes Rama-Lavrov

59
0
Shares

Ambasada ruse ne Tirane ka publikuar nje ekstrakt te bisedes se Kryeministrit Rama ne rolin e kryetarit te rradhes se OSBE dhe ministrit te jashtem rus, Lavrov.

Biseda eshte zjvilluar sot dhe ministri Lavrov nuk e ma pare te doboshem ndermjetesimin nderkombetar.

“Me 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama.

Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës. Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në shkurt 2014.

Bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas”, thuhet ne njoftimin e ambasades ruse ne Tirane.

Me heret u tha se Rusia ishte dakord me ndermjetesimin dhe ky lajm u perhap ne mediat e Tiranes pas bisedes telefonike Rama-Lavrov. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY