Blendi Gonxhe paditet në SPAK, akuzat që përmenden në dosje

Blendi Gonxhe paditet në SPAK, akuzat që përmenden në dosje

63
0
Shares

Nisma Thurje ka dorëzuar në SPAK një kallëzim penal për kreun e Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe për përfitime të paligjshme dhe sipas aktivistëve kallëzimi është bërë ditën e sotme në orën 11:30.

Aktivistët e kësaj nisme i kanë kujtuar opinionit edhe deklaratën e zyrtarit të shtetit në lidhje me ngjarjen tragjike në Kakavijë ku Gonxhe fajësonte nënën e të miturit që u përplas për vdekje nga një autoambulancë.

“Shpërdorim detyre”, “përfitime për shkak të detyrës”, “tendera korruptiv”, dhe përfitime për shkak të detyrës të tenderave në favor të kompanive që drejtohen prej tij”, janë disa nga akzuat që përmend nisma në dosjen ndaj Gonxhes.

“Sot në 11:30 aktivistë të Nismës ‘Thurje’ do dorëzojnë pranë SPAK kallëzimin penal për z. Blendi Gonxhja. Pasurimi në mënyrë të paligjshme i zyrtarëve të lartë dhe pandëshkueshmëria u jep këtyre të fundit guximin që të tallen me qytetarët si në rastin e fundit në Kakavijë, duke bërë fajtore nënën për humbjen e jetës së fëmijës. Kjo duhet të marrë fund!”, thuhet në një reagim në “Nismës Thurje”.

Blendi Gonxhe u vu në qendër të kritikave për reagimin e tij lidhur me aksidentin fatal në Kakavijë javën e kaluar, kur një autoambulancë përplasi për vdekje një fëmijë 10 vjeç.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY