Panik në familje, nipi plagosi me thikë gjyshin, policia i vihet nga...

Panik në familje, nipi plagosi me thikë gjyshin, policia i vihet nga pas

66
0
Shares

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje. Vihet në pranga 19-vjeçari që plagosi me thikë gjyshin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas njoftimit të marrë se në lagjen Nr.5 Kavajë kishte konflikt në familje , ku nipi kishte goditur me thikë gjyshin e tij, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë shkuar në adresën e dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi D. G., 19 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Policisë dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit D. G., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë gjyshin e tij shtetasi R. B., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e proves materiale u gjet dhe u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilën autori kryeu plagosjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY