FOTO/Makina mbulohet nga flakët në ecje, shpëton mrekullisht drejtuesi i automjetit në...

FOTO/Makina mbulohet nga flakët në ecje, shpëton mrekullisht drejtuesi i automjetit në Pogradec

103
0
Shares

Digjet totalisht një mjet në aksin nacional Pogradec-Tiranë, në afërsi të fshatit Hudenisht.

Nga informacionet paraprake mësohet se mjeti ka qenë në ecje në momentin që ka marrë flakë ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se ka marrë flakë aksidentalisht.

Ngjarja ka ndodhur në aksin kryesor çka ka krijuar edhe trafik të mjeteve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY