Mbi 10 km radha në pritje, dyndje makinash për të hyrë në...

Mbi 10 km radha në pritje, dyndje makinash për të hyrë në Greqi para 16 gushtit

129
0
Shares

Situata në Kakavijë vijon të jetë e rënduar. Me dhjetra emigrantë kanë qëndruar gjithë natën në Kakavijë pasi pikat kufitare me urdhër të palës greke janë të mbyllura gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë.

Nderkaq mesohet se pala greke ka pezulluar punën në doganën e Kakavijës. Shkak është bërë lodhja nga fluksi i lartë i emigrantëve shqiptarë që duan të hyjnë në shtetin grek.

Vonesat po shkaktohen nga dyndja e njëkohshme e qindra mjeteve që nxitojnë të hyjnë në shtetin grek para datës 16 gusht, e përcaktuar si afati i fundit kur karantinimi nuk është i detyrueshëm.

Aktualisht ka persona që gjenden në pritje prej më shumë se 8 orësh.

Procedura e përpunimit të dokumentacionit në anën greke të kufirit është e dyfishuar edhe për shkak të kryerjes së testimit me përzgjedhje për Covid-19.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY