Një tjetër politikan në Shqipëri mund COVID-19, mirënjohës dhe ndaj veprimit të...

Një tjetër politikan në Shqipëri mund COVID-19, mirënjohës dhe ndaj veprimit të Bashës

202
0
Shares

Një tjetër politikan shqiptar ka fituar betejën për jetën ndaj COVID-19. Behet fjale për Murat Bashën i Lëvizjes së Legalitetit.

I vetëdijshëm për rrezikun e madh që paraqiste sëmundja, e cila e detyroi të shtrohej në Spitalin Infektiv, i bindur për profesionalizmin e mjekëve dhe infermierëve, ai i ka shprehur mirënjohjen atyre për përkujdesin dhe vëmendjen që iu kushtua.

Po ndër të tjera, ka zbuluar edhe një detaj, se kryetari i opozitës Lulzim Basha është interesuar personalisht për shëndetin e tij.

E kam detyrim moral por edhe njerëzor,të falenderoj me përulësi dhe emocion, të gjithë personat që u kujdesën për mua,por edhe për të sëmurët e tjerë. Pavarësisht kushteve..

Faleminderit prof. Najada Çomos, profesionistes, humanes, të palodhurës, gojëmblës e cila personalisht takonte dy herë në ditë çdo pacient; të mirënjohurit prof.Tritan Kalos, dr. Nevilës etj., kryeinfermieres Rita dhe gjithë stafit të infermierëve dhe sanitarëve, që punonin fort, në kushte tejet të vështira, që ndërroheshin me njëri tjetrin,derisa dehidratoheshin dhe gati humbisnin ndjenjat nga vapa…; për Juna Krastën, të palodhururën, të gatshmen për gjithshka,e mrekullueshme dhe gojëmbël.

Falenderoj Lulzim Bashën për interesimin dhe përkujdesjen, prof.Tritan Shehun që u kujdes çdo ditë për mua. Në fund, familjen që i shkaktova aq probleme. Faleminderit Zotit,” e mbyll mesazhin ai ne rrjetet sociale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY