FOTO/Basha tregon realitetin në Manzë: 10 muaj pas tërmetit banorët janë ende...

FOTO/Basha tregon realitetin në Manzë: 10 muaj pas tërmetit banorët janë ende në çadra, qeveria i gënjeu

60
0
Shares

Ne fokusin e Lulzim Bashes vijojne te jene dhe familjet e demtuara nga termeti i 26 Nentorit. Basha ka treguar se ka vizituar Manzen se fundmi, ku me dhjetra familje aty dhe në zonat e tjera të goditura nga tërmeti, jetojnë ende në çadra dhe në kushte shumë të vështira.

Basha zbulon se këta banorë kanë rreth 10 muaj pa një çati mbi kokë për veten dhe fëmijët e tyre.

Basha ben me faj qeverinë pasi sipas tij i genjeu banoret.

“Ai premtoi se do t’i strehonte dhe sistemonte familjet, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti. Sot në Manzë takova të moshuar të pastrehë, prindër pa shtëpi, që jetojnë në çadër, të braktisur nga qeveria. Asnjë qindarkë nga paratë publike të shtetit apo nga fondet e dhëna nga BE nuk ka ardhur këtu.

Nën vapën e padurueshme, nën shirat e vazhdueshëm dhe në kulmin e pandemisë, ata përpiqen të mbijetojnë, ndërsa qeveria vazhdon t’i vjedhë fondet publike që ju takojnë atyre, për t’jua dhënë me PPP dhe koncensione 5 klientëve të saj oligarkë”,-shkruan Basha.

Sipas Bashes, shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme që punon për ta.

“Askush në Shqipëri nuk duhet të jetojë në çadra apo të llogarisë bukën e gojës. Vëmendja jonë kryesore do të jenë qytetarët, hallet dhe shqetësimet e tyre të përditshme. Kjo është detyra e çdo qeverie normale, dhe shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri serioze, që vë në plan të parë shëndetin dhe mirëqenien e tyre“,-shprehet ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY