Fshehu doza kokainë në dhomën e hotelit, arrestohet 38-vjeçari

Fshehu doza kokainë në dhomën e hotelit, arrestohet 38-vjeçari

92
0
Shares

Policia e Përmetit ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar. Mësohet se shtetasi  me iniciale L.TH, kishte marrë me qira një dhomë hoteli.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e hotelit që ky shtetas e kishte marrë me qira, Policia gjeti 15 qese të vogla transparente me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sakaq, bëhet me dije se 38-vjeçari i shpërndante me qëllim tregtimi. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Përmetit, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY