EMRI/KPK shkarkon gjyqtarin, pjesë e trupës që rrëzoi dënimin me burg përjetë...

EMRI/KPK shkarkon gjyqtarin, pjesë e trupës që rrëzoi dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin

80
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra gjyqtarin Aleks Nikolli.

Nikolli ka qenë pjese e trupës gjykuese që rrëzuan dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin.

Prej vitit 2019 Nikolli u vu nën hetim për korrupsion nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, si një nga tre gjyqtarët që vendosi zbutjen e dënimit të Dritan Dajtit- një kriminel famëkeq i dënuar për vrasjen e 4 policëve, dëshmorë të atdheut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që përbëhej nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Lulzim Hamitaj anëtar, konstatoi se Nikolli kishte problem me pasurinë e tij, mungesë burimi të ardhurash të ligjshme dhe ngriti dyshimet se ai kishte kryer veprime fiktive në lidhje me këtë çështje, si në rastin e ndërtimit të shtëpie në Ishull Shëngjin të Lezhës, ku gjyqtari Aleksi rezulton si pronar i katit të dytë me sipërfaqe 147.8 m2.

Nikolli në 2019 u vu në hetim për korrupsion nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda për lehtësimin e dënimit që i bëri vrasësit të katër policëve, Dritan Dajtit. Mirëpo vendimi për shkarkimin e tij u mor vetëm për problemet me pasurimin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY