32-vjetori i ekzekutimit të Havzi Nelës, bashkëshortja kërkesë SPAK-ut: Të hapen dosjet

32-vjetori i ekzekutimit të Havzi Nelës, bashkëshortja kërkesë SPAK-ut: Të hapen dosjet

154
0
Shares

Në 32-vjetorin e varjes së poetit disident Havzi Nela, bashkëshortja e tij, Lavdie Nela vendos lule me lot në sy në bustin e martirit të demokracisë, ngritur në qytetin e Kukësit pranë gjimnazit të qytetit që mban emrin e tij.

Ajo kërkon hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë të saj nga SPAK. Lavdije Nela thotë se përgjatë gjithë kësaj periudhe asnjë institucion drejtësie dhe qeverie nuk ka bërë asgjë për të zbardhur dhe çuar para drejtësisë urdhëruesit e varjes së poetit.

Kujtojmë që Havni Nela pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh  në kampet famëkeqe të komunizmit, u burgos në burgjet politike të Burrelit , të Spacit e me pas në 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit me akuzën e tradhëtisë së lartë ndaj atdheut. Pas pluralizmit politik ai u shpall martir i demokracisë. Vetëm pas 30 vitesh, bashkia e Kukësit në vitin 2018 vendosi bustin e tij dhe rindërtoi shtëpine muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban gjimnazi i qytetit.

Fjale nderi per te ka shkruar dhe Lulzim Basha se bashku me presidentin Ilir Meta.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY