Pasuria i hap probleme, shkarkohet gjyqtari i Apelit të Vlorës

Pasuria i hap probleme, shkarkohet gjyqtari i Apelit të Vlorës

115
0
Shares

Gjyqtari i Apelit në Vlorë, Hysen Saliko është shkarkuar pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ish anëtarin e KLD-së e kanë shkarkuar për shkak të problemeve në deklarimin e pasurisë.

Trupa e KPK-së, e cila ka kryer procesin e rivlerësimit për Salikon, përbëhej nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja dhe Suela Zhegu.

Hysen Saliko e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994. Deri në vitin 2006, Saliko ka ushtruar detyrën si kryetar i Gjykatës Kolonjë dhe në vitin 2006 është transferuar si inspektor në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2010, Saliko është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Analiza e pasurisë ishte një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Gjyqtari Hysen Saliko nuk ka mundur që të justifikojë pasurinë e tij, të ngritur ndër vite.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY