U gjet i vdekur në periferi të Tiranës, moderatorja reagon për biznesmenin:...

U gjet i vdekur në periferi të Tiranës, moderatorja reagon për biznesmenin: Nuk më besohet, të njoh që 18 vjeç

709
0
Shares

Moderatorja Dajana Shabani ka bere nje reagim lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në një kompleks në periferi të Tiranës, ku u gjet i vdekur 37-vjeçari Eugert Lazaj.

Përmes një postimi në Instagram, ajo  shprehet se i duket e pabesueshme çfarë ka ndodhur dhe tregon se bashkë njiheshin prej vitesh.

“Nuk më besohet që nuk jeton më! Të njoh që 18-vjeç dhe ti meritoje me jetu!!! Qofsh i parajsës miku i ditëve të vështira”, shkruan Dajana sipër  fotos ku shihet 37-vjeçari.

Eugert Lazaj ishte pronar i një kompleksi luksoz në zonën e Maminasit. Ai u gjet i pajetë në orën 07:00 dhe pranë tij policia gjeti një armë zjarri, e cila dyshohet se mund të jetë bërë krimi. Sakaq, policia dyshon se Lazaj i ka dhënë fund jetës në kushte depresioni.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY