“Maska e Ramës ka rënë”, Bardhi: Objektiv ishte të ndalonte opozitën të...

“Maska e Ramës ka rënë”, Bardhi: Objektiv ishte të ndalonte opozitën të konkuronte në zgjedhje e bashkuar

75
0
Shares

Opozita e bashkuar është shprehur se janë mbështetëse të hapjes me 100 % të listave dhe pa heqjen e koalicioneve.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat është shprehur se qëllimi i Edi Ramës nuk është hapja e listave por zhdukja e koalicioneve.

Ndër të tjera ai është shprehur se sipas propozimit të Ramës nga 100 deputet vetëm 40 do të zgjidheshin nga qytetarët, pjesa tjetër do të zgjidhej nga partitë.

“Opozita e Bashkuar ka propozuar dje hapjen 100 % të listave. Por vota e qytetarëve nuk ka rëndësi për Edi Ramën. Për të rëndësi ka vetëm pushteti i tij abuziv dhe grabitqar.Maska e Edi Ramës ka rënë. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar nuk është hapja e listave, por ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.

Me ndalimin e koalicioneve parazgjedhore Edi Rama në praktikë çon votat që qytetarët hedhin kundër tij dhe Qeverisë së tij, për partitë e vogla të koalicionit opozitar, që prodhojnë mandate opozitare, si vota për Partinë Socialiste. Pra, votat që qytetarët hedhin për të larguar Edi Ramën, sipas propozimit të Edi Ramës për heqjen e koalicioneve, prodhojnë mandate për Edi Ramën.  Kjo është loja e Rames“,- u shpreh Bardhi.

#LIVE – Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe dy përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, konferencë për shtyp

#LIVE – Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe dy përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, konferencë për shtyp

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Samedi 25 juillet 2020

Pjese nga deklarata 

Si gjoja hapja gjysmake e listave, edhe pretendimi se koalicionet parazgjehdore dhe listat e hapura nuk shkojnë bashkë, janë dy mashtrimet e trasha të Edi Ramës, për të jusitifikuar frikën e tij nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit.

Me formulën që propozon Edi Rama, 1/3 e listave, pra pjesa fituese, vazhdon të përzgjidhet nga partitë, ndërsa 2/3, pra listat humbëse, të jenë të hapura, pra zgjidhen nga qytetarët.

Kjo do të thotë që sipas formulës së Edi Ramës pjesën dërrmuese fituese të deputetëve ta zgjedhin partitë dhe jo votuesit. Pra, rreth 100 deputetë të jenë të paracaktuar të jenë nga listat e mbyllura dhe vetëm afro 40 deputetë të jenë me votë parapëlqyese, pra me lista të hapura.

Opozita e Bashkuar ka propozuar dje hapjen 100 % të listave. Por vota e qytetarëve nuk ka rëndësi për Edi Ramën. Për të rëndësi ka vetëm pushteti i tij abuziv dhe grabitqar.

Maska e Edi Ramës ka rënë. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar nuk është hapja e listave, por ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.

Me ndalimin e koalicioneve parazgjedhore Edi Rama në praktikë çon votat që qytetarët hedhin kundër tij dhe Qeverisë së tij, për partitë e vogla të koalicionit opozitar, që prodhojnë mandate opozitare, si vota për Partinë Socialiste. Pra, votat që qytetarët hedhin për të larguar Edi Ramën, sipas propozimit të Edi Ramës për heqjen e koalicioneve, prodhojnë mandate për Edi Ramën.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY