Raporti europian për Monitorimin e Drogave/PD: Rama ndërtoi narkoshtetin, krimi i organizuar...

Raporti europian për Monitorimin e Drogave/PD: Rama ndërtoi narkoshtetin, krimi i organizuar i paprekshëm

51
0
Shares

PD ka reaguar përmes ish deputetit Enkeled Alibeaj lidhur me raportin Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave, për të cilin tha se konfirmon lidhjen e fortë mes pushtetit dhe parave të pista për të blerë zgjedhjet.

Ish deputetit Enkeled Alibeaj  përmes një deklarate për mediat është shprehur se ky është një raport që tregon qartë  se Edi Rama jo vetëm ka ndërtuar narkoshtetin që në ditët e para të qeverisjes së tij, por e ka përdorur krimin e organizuar për t’ia kundërvënë opozitës, për të frikësuar kundërshtarët, për t’i mbyllur gojën shoqërisë dhe mediave me të gjitha format.

“Raporti liston shërbimet që krimi i organizuar, trafikantët ndërkombëtarë të drogës i bëjnë qeverisë për të mbajtur pushtetin. Ato nisin nga mbështetja për kandidatët politikë, tek financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale, si dhe përfitimet e tjera të pushtetit; nga frikësimi i kundërshtarëve në zgjedhje tek prishja e mitingjeve të partive opozitare dhe duke e vulosur bashkëpunimin qeveri-krim i organziuar me manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve”,-shprehet ish-deputeti.

“Partitë politike kanë përfituar fonde nga figurat e krimit të organizuar. Anëtarët e grupeve kriminale kanë shërbyer si komisionerë në qendrat e votimit. Pavarësisht mungesës së hetimeve ose vendimeve gjyqësore, deputetët dhe ministrat kanë qenë shënjestra të akuzave publike për lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Krimi i organizuar ka arritur të neutralizojë shoqërine, madje edhe përsa i përket lirisë së fjalës”– thuhet në raport.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY