Akti normativ sjell debate në Kuvend, deputeti: Bizneset që kanë lidhje me...

Akti normativ sjell debate në Kuvend, deputeti: Bizneset që kanë lidhje me politikanët mbajnë pishinat hapur

127
0
Shares

Ka nisur me debate seanca e sotme parlamentare, ku pritet te votohet marreveshja e 5 qershorit.

Deputeti Halit Valteri i ka kërkuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi të ndërhyjë për ndryshimin e aktit normativ që mbyll klubet e natës për shkak të pandemisë.

Ai tha se pronarët e bizneseve dhe pishinave që kanë miq i mbajnë hapur ato, ndërsa të tjerët rrethohen nga policia.

“Akti normativ që ndalon lokalet me muzikë apo pa muzikë më bën që sot t’iu kërkoj juve të ndërhyni që të shikohet ky akti normativ dhe të bëhet një plan për të mbështetur këtë kategori.

Në Shqipëri sot ky akt normativ bëhet me seleksionim. Disa biznese që kanë lidhje me njerëz të fuqishëm i mbajnë bizneset dhe pishinat hapur. Të pamundurit sa hapin qepenët i shkojnë 20 policë te dera”.

Ruçi kërkoi nga Valteri të tregohet i përgjegjshëm pasi në të gjithë botë po bëhen kufizime për shkak të pandemisë./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY