VETING/Pasuria ‘djeg’ gjyqtarin nga Tirana, konfirmohet kolegia e tij nga Gjirokastra

VETING/Pasuria ‘djeg’ gjyqtarin nga Tirana, konfirmohet kolegia e tij nga Gjirokastra

160
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka shpallur dy vendime gjatë ditës së sotme për dy gjyqtarë, një në Tiranë, dhe tjetrën në apelin e Gjirokastrës.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Lulzim Hamitaj, Valbona Sanxhaktari pasi analizoi provat dhe faktet për subjektin e rivlerësimit Niko Rapi, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, për tri kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional vendosi shkarkimin e tij nga detyra, pasi nuk justifikoi pasurinë.

Niko Rapi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Pogradecit. Ai u transferua në Gjykatën e Tiranës në vitin 2016, post te cilin e humbi sot.

Gjithashtu Komisioni i Pavarur i Kualifikimi konfirmoi po sot në detyrë Irena Brahimin, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër. Trupa Gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Lulzim Hamitaj pasi analizoi provat dhe fakte për subjektin e rivlerësimit Irena Brahimi për tri kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional vendosi konfirmimin në detyrë të saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY