Mazhoranca pranon dy dekretet e Metës, rrëzon ligjin për betimin e gjyqtarëve...

Mazhoranca pranon dy dekretet e Metës, rrëzon ligjin për betimin e gjyqtarëve përpara noterit

88
0
Shares

Komisioni i Ligjeve ka pranuar dekretet e presidentit Ilir Meta duke rrëzuar nismën e ndërmarrë nga socialistët për betimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në rast refuzimi nga kreu i shtetit.

Këshilltari i presidentit, Bledar Dervishi i mbrojti dekretet edhe me opinionet e Komisionit të Venecias, të cilat vlerësonin se betimi përpara presidentit nuk mund të shmanget, pasi bie ndesh me Kushtetutën

Deputetja Socialiste Klotilda Ferhati u shpreh se sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias se mekanizmi zhbllokues duhet të jetë më i qartë dhe të vendoset në Kushtetutë.

Kjo bëri që socialistët të pranonin dy dekretet e Metës, duke shprehur vendosmërinë se në të ardhmen ky mekanizëm zhbllokues të bëhet në Kushtetutë.

Nje dite me pare, Komisioni i Ligjeve po ashtu hoqi dore nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta, duke i dhene fund ketij procesi per me shume se 1 vit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY