Gjobat gjatë pandemisë/Komisioni i Ligjeve ‘rrëzon’ Metën, vetëm një deputet votoi pro...

Gjobat gjatë pandemisë/Komisioni i Ligjeve ‘rrëzon’ Metën, vetëm një deputet votoi pro presidentit

55
0
Shares

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me 15 vota pro dhe 1 kundër dekretin e kthyer nga presidenti Ilir Meta për marrjen e masave administrative ndaj mediave gjatë periudhës së pandemisë.

I vetmi që ka votuar kundër rrëzimit të dekretit të kreut të shtetit ishte deputeti Korab Lita.

“Kontaktet dhe spërklat kur njeriu nuk ruan distancë përhapin sëmundjen. Ne duhet ta rrëzojmë dekretin e presidentit të Republikës”, tha Manja.

Kujtojme se Meta ktheu në Kuvend ligjin për distancat në studio, duke deklaruar se ai përkrah masat që ndihmojnë në përballimin e pasojave të pandemisë por nuk do të dekretojë asnjë ligj që cenon lirinë dhe pavarësinë e medias.

Në shpjegimin që i bënte kthimit të ligjit, kreu i shtetit thekson se detyrimi i televizioneve për të ftuar jo më shumë se dy persona në studio (përndryshe gjobiten me 1 mln lekë) është joproporcionale në raport me rrezikun dhe shkel të drejtën e informimit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY