Aplikimet dhe udhëtimet, Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm

Aplikimet dhe udhëtimet, Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm

123
0
Shares

Zyra e Vizave dhe Pasaportave në ambasadën gjermanë në Tiranë është mbyllur ditën e sotme.

Lajmi është bërë publik nga vetë ambasada gjermane e cila thotë se ky vendim është marrë për arsye parandaluese.

Ajo thotë se personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin një datë të re aplikimi.

“Prej ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm 068 202 9109. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë”, thuhet në njoftim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY