Zgjerohet numri i të arrestuarve në Korçë, tentuan të kalojnë ilegalisht 30...

Zgjerohet numri i të arrestuarve në Korçë, tentuan të kalojnë ilegalisht 30 emigrantë

39
0
Shares

Policia ne Korçë zgjeron numrin e te arrestuarve nga operacioni per ndalimin e kalimit te paligjshem te emigranteve.

Gjatë operacionit goditen edhe dy raste të tjera. Kapen duke transportuar kundrejt fitimit 31 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. H., 37 vjeç, banues në Tiranë dhe R. E., 18 vjeç, banues në Krujë, pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Malavec, duke transportuar me një mjet furgon tip “Benz” 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

– R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin “Hyundai”, 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY