Policia ka lëshuar patrullat e saj në terren në të gjithë vendin për të verifikuar a qendrojnë në banesa, të sëmurët me COVID-19, që ndiqen nga mjekët e familjes.
Policia publikoi pamjet e saj nga Shkodra sot, ku shihen policët që thërrasin nga përtej portës, pa iu afruar shumë, pacientëve.
“Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga COVID-19, me qëllim respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, – njoftoi Policia.
Strukturat e Policisë disponojnë listat e përditësuara me emrat e personave të prekur dhe rastet e reja. Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e Policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/297396307977453
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












