EMRAT/OFL në Shkodër e Mirditë, formular për anëtarin e grupit “Bajri”

EMRAT/OFL në Shkodër e Mirditë, formular për anëtarin e grupit “Bajri”

53
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin tre të dënuarve për vepra të ndryshme penale në Shkodër dhe në Mirditë.

Behar Brajoviq ,banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Ky i fundit i cilësuar si një prej anëtarëve të grupit “Bajri”, që dyshohet për kryerjen e disa veprave të rënda penale, nga vrasja, gjobëvënia e deri tek pastrimi i parave, fitoi lirinë më 29 qershor 2020, pasi Gjykata e Shkodrës përcaktoi si masë sigurie “detyrimin paraqitje” të tij duke zëvendësuar masën e  arrestit me burg në pritje të gjyqit.

Artan Prenga, banues në Mirditë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim;

Arben Ghete,i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY