Rama mbledh në kryeministri kryetarët e bashkive, çfarë po diskutohet

Rama mbledh në kryeministri kryetarët e bashkive, çfarë po diskutohet

100
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me kryetarët e 60 bashkive në vend që drejtohen nga PS ku në fokus ka qenë organizimi i partisë në bazë për zgjedhjet e 2021.

Takimi po zhvillohet në sallën e hartave në kryeministri. Në takim ndodhet edhe sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla si dhe sekretari organizativ Arben Pëllumbi.

Dje, Rama zhvilloi takime me deputetët ku ka bërë të qartë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale dhe të zgjedhurit e 30 qershorit të 2019 do të vijojnë mandatin e tyre 4- vjeçar.

Mesohet se Rama iu ka kërkuar kryebashkiakëve që të mos bëjnë pushime, por të vazhdojnë takimet me qytetarët.

“Nuk do të ketë pushime për ju këtë verë, vijoni takimet me njerëzit. Pavarësisht pandemisë, ju duhet të gjeni mënyra për tu takuar me qytetarët”, mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhje.

/DRONI.al./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY