Koronavirusi nuk krijon imunitet te mases dhe as antitrupa, studimi masiv ne...

Koronavirusi nuk krijon imunitet te mases dhe as antitrupa, studimi masiv ne Spanje

142
0
Shares

Nje studin spanjoll ka verifikuar se nga 61 mijë personat e testuar, vetëm 5% e tyre kishte krijuar antitrupa kundër koronavirusit të ri, transmeton A2news.

Imuniteti i masës nuk mund të arrihet në rastin e Covid-19, sipas te njejtit studim kryer ne shkallë te gjerë në Spanjë, që tregoi se vetëm 5% e popullatës kishte zhvilluar antitrupa. Revista mjekësore e njohur “The Lance”, që ka publikuar studimin, thekson se kjo përforcon provat që i ashtuquajturi imunitet i tufës është diçka e paarritshme për koronavirusin e ri.

Rezultati tregon se 95% e popullatës së Spanjës mbetet e prekshme nga virusi. Zakonisht, imuniteti i masës, arrihet vetëm kur pjesa më e madhe e popullatës është infektuar nga një virus ose të jetë vaksinuar kundër tij, në mënyrë që të ndalohet qarkullimi.

Qendra Europiane për Kontrollimin e Sëmundjeve tha për CNN se kërkuesit spanjollë morën kampionë nga 61 mijë pjesëmarrës në eksperiment, duke e bërë atë studimin më të madh për Covid-19 të organizuar nga shtetet Europiane.

Ka pasur kërkime të tilla në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilat rezultoi se shumica e popullatës kishte qëndruar e paekspozuar ndaj virusit edhe në zonat ku përhapja dhe qarkullimi i tij ishte në nivele tepër të larta.

Ndërkohë, ekspertët janë të pasigurt nëse krijimi i antitrupave do të thotë se dikush nuk mund të ri-infektohet sërish, pasi nuk dihet se për sa kohë mund ta mbrojnë njeriun nga virusi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY