Pipero: Maska te behet e detyrueshme edhe ne rruge

Pipero: Maska te behet e detyrueshme edhe ne rruge

55
0
Shares

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero kerkoi sonte qe mbajta e maskës edhe në rrugë të bëhet e detyrueshme me ligj.

I ftuar në “Zonë e Lirë” mjeku tha se deri tani ka thënë që maska nuk mund të mbahet në rrugë, por sipas tij nëse qytetarëve nuk u bëhet shprehi ta mbajnë me vete, duhet të jetë me detyrim edhe në rrugë.

“Unë them se ka ardhur momenti që të bëhet me detyrim ligjon mbajtja e maskës. Unë kam thënë se maska nuk duhet të përdoret në rrugë. Edhe sot them që të mos jetë e detyryar që të mbahet në rrugë, por nëse qytetarit nuk i bëhet shprehi dhe të mos mbajë maskë me vete duhet të behet me detyrim edhe në rrugë. Nëse nuk mbahet dot distanca, në markete në zyra dhe në çdo mjedis të mbyllur, maska duhet të bëhet me detyrim”, tha Pipero.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY