“Milot-Fier vjedhje e madhe”, PD: Balluku dhe Rama 6 fishuan koston për...

“Milot-Fier vjedhje e madhe”, PD: Balluku dhe Rama 6 fishuan koston për të rritur çmimin e kalimit në rrugë

134
0
Shares

Partia Demokratike ka vijuar akuzat në drejtim të qeverisë në lidhje me koncesionin e rrugës Milot-Fier. Në një dalje publike nga selia blu, Ervin Minarolli, dekretar për burimet njerëzore, në emër të PD-së theksoi se kjo PPP është vjedhja e fundit e qeverisë para largimit.

Po ashtu ai pohoi se 1.2 miliardë euro për 115 kilometra përkthehet si rrugë që kushton, rreth 10 milionë euro për 1 kilometër.

“Ekspertët llogarisin se kostoja e projektit është fryrë, në mënyrë që pagesa e detyruar për qytetarët të jetë sa më e lartë. Ata që do të kalojnë në këtë rrugë, do të nxjerrin nga xhepi, të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje.

Partia Demokratike nuk është kundër zhvillimit të infrastrukturës, pasi ne kemi investuar më shumë se çdo qeveri tjetër që shqiptarët të lidhen me rrugë moderne dhe të shpejta nga veriu në jug, nga lindja në perëndim.

Për ne është e papranueshme që, qeveria të ndërtojë me kosto 6 herë më të lartë se standardi i Bashkimit Europian“,-shprehet ai.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë: Ne nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion!”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY