GRAFIKU/ Këlliçi: Eksodi 2013-2020 mori 70 % të shqiptarëve nën 35 vjeç

GRAFIKU/ Këlliçi: Eksodi 2013-2020 mori 70 % të shqiptarëve nën 35 vjeç

32
0
Shares

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi tregon shifrat ku konstatohet se eksodi 2013-2020 mori 70 % të shqiptarëve nën 35 vjeç.

Ndryshe nga eksodi i parë i largimeve masive të shqiptarëve (1991), në eksodin e dytë (2013-2020) 70% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën moshën 35 vjeç, konstaton Kellici.

“Pavarësisht se të rinjtë duan të largohen një orë e më parë nga Shqipëria, qeveria e dështuar nuk ka asnjë plan nxitës dhe asnjë nismë për krijimin e lehtësirave në ekonomi dhe biznes.

Në raportin e fundit të publikuar nga Instituti i Politikave Europiane në Kosovë, Shqipëria mban vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për numrin e azilkërkuesve në shtetet e BE. Shifrat e frikshme të vendit tonë nuk krahasohen dot me vendet e rajonit të mbledhura së bashku, ndërkohë Edi Rama vazhdon t’ia faturojë këtë fenomen liberalizimit të vizave dhe të mos mbajë asnjë përgjegjësi”, deklaron Kellici.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY