Dorian Teliti: Nuk ka tender, eshte paracaktuar fituesi i rruges Milot-Fier, kush...

Dorian Teliti: Nuk ka tender, eshte paracaktuar fituesi i rruges Milot-Fier, kush fshihet pas kompanise greke

128
0
Shares

Edhe shefi i kabinetit te kryetarit te PD, Dirian Teliti e ka komentuar projektin e rruges Milot Fier si jjenprojwkt korruptiv.

”Rruga Milot-Fier prej 1.2 miliardë euro është afera më e madhe korruptive e qeverisë në ikje. Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë paracaktuar fituesin.

Shqiptarët do të paguajnë para për të kaluarën në autostradat dhe rrugët ekzistuese. Një udhëtim vajtje-ardhje Milot-Fier do të kushtojë 17,4 euro”, tja Teliti ndersa shtoi se cdo vendim i marrë në 12 muajt e fundit para zgjedhjeve nuk do të njihet nga qeveria e re. Do të verifikojmë ligjshmërinë e çdo vendimi të qeverisë në ikje.

Zyrtari i larte i PD denoncon faktin se nuk ka asnjë tender të vërtetë ndërkombëtar. Binzeset kanë denoncuar se fituesi i aferës 1.2 miliardë euro është paracaktuar, duke përdorur një kompani greke pas të cilës qendrojnë sipërmarrës shqiptarë që kanë pastruar edhe më parë paratë e kryeministrit në kulla kuq e zi.

Partia Demokratike po i pasuron këto informacione dhe shumë shpejt do të denoncojmë me detaje aferën më të madhe korruptive të kësaj qeverie në ikje, aferën 1.2 miliardë euro të rrugës Milot-Fier.

Ajo që sot u pa sot nga Edi Rama dhe Belinda Balluku ishte një shfaqje e shëmtuar me shqiptarët, të cilët po vidhen me çdo vendim të qeverisë në ikje, tha Teliti.

“Fatura që do të paguajnë këtë herë është 1.2 miliardë euro për një rrugë ku vetëm 53 kilometra janë në gjurmë të re, ndërsa 62 të tjerat kalojnë në rrugë ekzistuese.

Afera 1.2 miliardë euro e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut do t’u kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve.

Që qeveritarët aktualë të mbushin xhepat e tyre me miliona euro, qyetarët detyrohen sot nga ky kryeministër që për 35 vjet të paguajnë për të kaluar në autostradat ekzistuese, ku sot të gjithë kalojnë pa para.

Me çmimin e bërë publik, një udhëtim vajtje-ardhje në rrugën e prezantuar sot do të kushtojë 17,4 euro, ndërsa një udhëtim vajtje ardhje nga Morina në Fier do të kushtojë jo më pak se 27 euro”, tha zyrtari i larte i PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY