Skenari i ri i ministrisë: Nëse shtohen rastet hapen spitale Covid në...

Skenari i ri i ministrisë: Nëse shtohen rastet hapen spitale Covid në rrethe

63
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi pak ditë më parë se nëse do të ketë shtim të rasteve, të infektuarit do të trajtohen në Tiranë, me hapjen e spitaleve të tjera Covid.

Mirëpo, duket se ministria ka edhe një tjetër skenar për të kthyer spitalet rajonale të rretheve në spitale Covid. Lajmi u bë publik paraditen e sotme nga zyrtarja e ministrisë së Shëndetësisë, Mirela Cami teksa ndodhej në qytetin e Shkodrës.

“Për momentin kujdesi për të infektuarit jepet në spitalin infektiv COVID1, por nëse kemi rritje të numrave mund të shfrytëzohen dhe spitalet rajonale. Për momentin kemi vetëm spitalin Infektiv. Në varësi të situatës do të merren edhe vendime të tjera.

Numri i tamponëve nuk vjen si mungesë por sipas rekomandimeve të epidemiologeve”, shpjegoi Cami.

Drejtori i Spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti u shpreh i gatshëm për të zbatuar vendimin e qeverisë.

Gjate 24 oreve te fundit, nderkaq, jane kryer 344 testime dhe kane rezultuar pozitive 78 raste te reja me koronavirus, kryesisht kontakte por dhe vatra te reja.

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY