Zbardhen vjedhjet në Kavajë, policia kap 33-vjeçarin, ishte kthyer në makthin e...

Zbardhen vjedhjet në Kavajë, policia kap 33-vjeçarin, ishte kthyer në makthin e banorëve

44
0
Shares

Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, një 33-vjeçar që kryente vjedhje banesash.

Burime nga policia, bejne me dije se 33-vjeçari eshte me precedent penal të mëparshëm. Gjithashtu jane zbardhur edhe 5 raste të tjera të vjedhjeve në banesa, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Ne pranga eshte vene shtetasi A. Ç., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas u kap në flagrancë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhë në lokalin në pronësi të shtetasit T. V.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:

Më datë 11.05.2020 ka vjedhur disa sende elektroshtëpiake në banesën e shtetasit Sh. M.

– Më datë 15.05.2020 ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H. Gj., ku ka marrë një televizor.

-Më datë 30.05.2020 ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit D. H., ku ka marrë një televizor.

-Më datë 10.04.2020 ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit Sh. D.

-Më datë 12.04.2020 ka vjedhur dy televizorë në banesën e shtetasit D. D.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet që dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY