Fermerët në periferi të Tiranës ngrenë zërin, propozimet konkrete të Bashës: Do...

Fermerët në periferi të Tiranës ngrenë zërin, propozimet konkrete të Bashës: Do shfuqizohen kufizimet e shpikura deri tani

61
0
Shares

Fermerët ne periferi të Tiranës ngrenë zërin për braktisjen 7 vjeçare të qeverisë. Ne nje takim me kryetarin e opozites, Lulzim Basha, ata treguan se nuk kane asnjë mbështetje dhe me kosto të lartë nga taksat dhe nafta nuk ia dalin dot.

Lidhur me kete situate, Basha beri nje premtim nga Zallbastari për fermerët, e cila lidhet me uljen me 240 lekë/litër çmimin e naftës, që Shqipëria të ketë çmime konkuruese me rajonin si dhe fund të braktisjes së 50% të popullsisë në fshat.

Në programin tonë, fermeri është prioritet absolut. Në vitin tonë të parë buxhetor do të japim jo më pak se 100 milionë euro. Subvencionet do të shpërndahen në bazë të prodhimit.

Do të shfuqizohen kufizimet e shpikura për të mos ndihmuar fshatin me subvencione. Gjysma e popullsisë të mos luftojë për mbijetesë, por të gjenerojë mirëqenie dhe punësim”,-premtoi Basha.

Kryeopozitari nuk la pa goditur dhe sulmuar as kryeministrin Edi Rama, teksa e akuzoi qeverine e tij se po shperdoron parate publike duke i çuar tek oligarket.

“Qeveria shpenzoi 700 milionë euro për vepra pa vlerë ekonomike dhe nuk investoi për rrugët në fshat, vaditjen dhe kullimin. Ne do të investojmë 50 milionë euro çdo vit për infrastrukurën në fshat. Kemi vullnetin politik dhe vizionin që taksat të mos i çojmë tek oligarkët, por tek qytetarët, që ekonomia të mos punojë vetëm për një grusht njerëzish”,- u shpreh Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY