Mazhoranca i rrëzon dekretet e kthimit të ligjeve pa njoftuar Metën, PD:...

Mazhoranca i rrëzon dekretet e kthimit të ligjeve pa njoftuar Metën, PD: SPAK të hetojë kush i propozoi 3 nismat korruptive

56
0
Shares

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave nuk i mori në konsideratë vërejtjet e Presidentit për 3 ligje që kanë të bëjnë me taksa  dhe investime, duke i kaluar ato pa ndryshime.

Kreu i Shteti pas këtij momenti i ashpërsoi tonet me Kuvendin, duke e cilësuar procedurën si korrupsion legjislativ.

Lidhur me kete veprim, ka reaguar dhe Partia Demokratike, e cila e ka konsideruar pjesë e planit të Edi Ramës për të vjedhur shqiptarët për interesin e 5 okigarkëve.

PD, permes Edi Palokes, ka kerkuar nga SPAK të hetojë kush i propozoi 3 nismat korruptive dhe të paligjshme dhe të çojë peshqit e mëdhenj para drejtësisë.

Të tillë janë edhe tre ligjet e fundit që Presidenti i Republikës ktheu me të drejtë për rishqyrtim, ndryshimi për ligjin e tvsh-së, që favorizon jahtet luksoze, koncesioni i paligjshëm i Porto Romanos dhe ligji antikushtetues i shërbimit të pagesave.

Ligji i parë përjashton jahtet nga TVSH e karburantit. Pra, kush ka një jaht, do ta paguajë naftën shumë më lirë sesa shqiptarët që e blejnë atë bashkë me taksën “R Ligji I dytë u jep oligarkëve të Ramës, në mënyrë të paligjshme, të drejtën e ndërtimit të një porti privat dhe ligji i tretë hap rrugën për pastrimin e parave të trafikut të drogës, të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të tre këto ligje që dëmtojnë interesin publik, që pasurojnë padrejtësisht një grusht klientësh të Edi Ramës, u kthyen në Kuvend nga Presidenti i Republikës.

Por në vend që akti i Presidentit të vlerësohej si një e mirë publike, Parlamenti ilegjitim u soll si noter i grabitjeve me firmën e Edi Ramës. Ushtarët e Edi Ramës, në shkelje të çdo procedure minimale parlamentare, rrëzuan dekretet e Presidentit, duke i hapur rrugë plaçkitjes së mëtejshme të vendit me akte të mirëfillta korruptive”,-shpreht nenkryetari i PD.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY