Maqedonia e Veriut hap kufijtë, çfarë duhet të keni me vete për...

Maqedonia e Veriut hap kufijtë, çfarë duhet të keni me vete për të kaluar

148
0
Shares

Duke nisur nga dita e sotme Maqedonia  e Veriut ka hapur të gjitha vendkalimet kufitare. Përjashtim bëjnë aeroportet. Megjithatë, edhe pse kufijtë u hapën, në fuqi mbeten masa sigurie për të kaluar kufirin.

Kështu, për të hyrë në Maqedoninë e  Veriut  është e detyrueshme të keni me vete një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë. Mbetet në fuqi po ashtu edhe masa e nënshkrimit “Deklaratë e vetë-izolimit të detyrueshëm për 14 ditë”.

Të gjithë ata që do të hyjnë në vend dhe nuk kanë një test negativ të koronavirusit me kohëzgjatjen e caktuar, do të dërgohen në karantinë shtetërore.

Ky vendim nuk do të vlejë vetëm për turistët e huaj që mund ta jenë në vend tranzit, të cilët duhet të largohen për 5 orë në cilindo kalim kufitar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY