Specialistja e ISHP tregon rastet rrezikshme: I dyshuari për Covid priste rezultatin...

Specialistja e ISHP tregon rastet rrezikshme: I dyshuari për Covid priste rezultatin në restorant

316
0
Shares

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik Rovena Daja ka deklaruar në emisionin Abc-ja e Mëngjesit se pjesa më e madhe e pacientëve pozitivë me koronavirus janë asipmtomatikë, por shtoi se ekziston frika për përhapjen e infeksionit tek grupet e rriskuara.

Daja ndau edhe disa raste të mungesës së ndërgjegjësimit së qytetarëve gjë që ka sjellë edhe rritjen e shifrave sipas saj.

Ajo tha se ka pasur raste kur persona të dyshuar për Covid, testohen dhe presin përgjigjen nga restoranti me persona të tjerë, apo edhe kur të rinjtë asimptomatikë këshillohen të vetëkarantinohen por nuk e zbatojnë këtë gjë.

“Pjesa më e madhe e personave që kemi aktivë, janë asimptomatikë. Ne nuk e dimë akoma a krijon imunitet virusi. Nga të gjithë artikujt që kemi lexuar kemi kuptuar se disa persona bëhen imunë por nuk e dimë sa zgjat kjo. Ne po bashkëjetojmë me virusin, dhe ka persona që nuk ka asimptomatikë por problemi nuk është tek ata por te njerëzit e moshuar që ata kanë në familje.

Problemi qendron se nga ajo që ka ndodhur në Itali dhe Spanjë, mund të ndodhë edhe këtu. Ne përpiqemi që rasti i infeksioneve të jetë i ulur, dhe të mos e transmetojmë virusin tek prindërit tanë”,-tha Daja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY