Basha me bizneset ne Tirane, bilanci trondites

Basha me bizneset ne Tirane, bilanci trondites

48
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha kishte sot nje takim me biznese dhe qytetarë të Njësisë Administrative nr. 9 në Tiranë.

“Sot bisedova me sipërmarrës të vegjël, dhe banorë të njësisë 9 në kryeqytet.

Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë. Fuqia blerëse ka rënë, faturat e dritave dhe të ujit janë dyfishuar gjatë muajve të pandemisë dhe bizneset nuk kanë asnjë mundësi të paguajnë qiratë apo punonjësit. Pronarët përplasen me qiramarrësit sepse nuk kanë marrë qiratë me të cilat jetojnë dhe asnjë dëmshpërblim nga qeveria edhe pse iu premtua.

Mijëra sipërmarrje dhe të vetëpunësuar janë në prag falimenti. Bilanci është tronditës. 60 biznese mbyllen në ditë. Njerëzit po humbasin vendet e punës ndërsa qeveria nuk ka asnjë plan për ta. Shumë familjeve po u sosen mundësitë për mbijetesë”, shkruan Basha ne rrjetet sociale.

Ne vijim Basha thote se RAMAVIRUSI shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët. Edi Rama përdori lekët e shqiptarëve për të paguar oligarkët dhe jo për të ndihmuar familjet shqiptare, që sot jo vetëm në Tiranë po në çdo cep të Shqipërisë i kanë tryezat bosh dhe shpresën të copëtuar nga lënia pas dore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY