10 të arrestuar në Tiranë, zbardhen detajet e ndalimit, mes tyre dhe...

10 të arrestuar në Tiranë, zbardhen detajet e ndalimit, mes tyre dhe të shpallur në kërkim

140
0
Shares

10 shtetas ka rënë në pranga, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim. Burime nga policia bejne me dije arrestime e fundit ne Tirane:

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Petro Marko”, gjatë kontrolli fizik, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit heroinë;

– D. A., 31 vjeç dhe E. V., 37 vjeç, sepse në rrugën “Petro Marko”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shitje të lëndëve narkotike (heroinë). Nga kontrolli fizik dhe në banesën e këtyre shtetasve, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike të llojit heroinë dhe 1 kokërr e gjysmë metadon.

-Nga specialistët për Hetimin e krimit të Komisariatit Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 44 vjeç, sepse në rrugën “Aleksander Moisiu”, ka thyer urdhrin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj mbesës.

-Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit J. C., 21 vjeç dhe E. D., 22 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

– A. M., 20 vjeç dhe Sh. J., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi.

– K. Gj., 53 vjeç, pasi në rrugën “Berisha” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l.

– E. C., 53 vjeç, pasi tek “Bulevardi i Ri”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.15 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY