Nard Ndoka: Ne tetor do te kete zgjedhje!

Nard Ndoka: Ne tetor do te kete zgjedhje!

126
0
Shares

Kreu i PDK-së Nard Ndoka tha se në muajin Tetor do të ketë një palë zgjedhje, ose ato vendore, ose parlamentare të parakohshme, gjate nje interviste ne Syri tv.

“Ky është fakt edhe pse këto presione nuk bëhen publike. Edhe vetë Rama po e kupton më në fund që ai nuk mund të jetë personi që do të organizojë zgjedhje të reja.

Edhe me Kod Zgjedhor ne kemi tetorin dhe prillin që do të ketë zgjedhje. Në tetor do të ketë zgjedhje të padiskutueshme. Mund të ketë zgjedhje lokale, nëse do të ngrihet Gjykata Kushtetuese që do të jetë dhe vendimi i parë, ose edhe vetë mazhoranca është në pamundësi për të qeverisur dhe mund të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare në tetor.

Reforma zgjedhore është e domosdoshme. Unë mesa shoh kemi një kryeministër që ndryshon axhenda e tij, por me tërheqjen e vëmendjes, Rama do ta kalojë reformën zgjedhore’, tha gjatë fjalës së tij në SYRI TV, kreu i PDK-së, Nard Ndoka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY