Operacioni ‘Baldushku’, kapen dy persona per trafikim kokaine dhe kanabisi

Operacioni ‘Baldushku’, kapen dy persona per trafikim kokaine dhe kanabisi

101
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Tiranes finalizoi operacionin e koduar “Baldushku”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– B. Z., 22 vjeç dhe F. A., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga ana e policise ne Tiranë ishin siguruar informacione nga burime të ndryshme konfidenciale dhe të regjistruara në Policinë e Shtetit se shtetasi F. A. merrej me tregtimin e lëndës narkotike cannabis sativa dhe kokainës, në zonën e Njësisë Administrative Baldushk dhe zonave përreth saj.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua puna për kapjen në flagrancë të këtij shtetasi. Gjatë operacionit, në vendin e quajtur Picallë, është konstatuar i ndaluar automjeti në posedim të shtetasit F. A., i cili ishte së bashku me shtetasin B. Z.

Nga kontrolli në automjet dhe në banesat e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, 5 doza me kokainë dhe 12 gota plastike të kultivuara me fara cannabis sativa.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe dy aparate celular, një peshore elektronike dhe automjeti në pronësi të shtetasit F. A.

Materialet procedurale të do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit B. Z. dhe për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe ”Kultivim i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit F. A.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY