Krasta publikon manipulimin e Ministrise se Brendshme me pamjet e shembjes se...

Krasta publikon manipulimin e Ministrise se Brendshme me pamjet e shembjes se Teatrit

302
0
Shares

Gazetari Adi Krasta ka publikuar sot A show ne syri tv manipulimin me videon e shembjes se Teatrit nga Ministria e Brendshme duke dhene vetem pamjet nga siper gjate shembjes.

Sipas Krastes, manipulimi eshte bere nga momenti ku kova e ruspës godet nga siper dhe ndodh rënia e fasadës së Teatrit Kombëtar.

Nga burime brenda strukturave të shërbimeve të fshehta është treguar se pamjet televizive të momentit të rënies së fasadës, marrë nga Ministria e Brendshme, janë montuar me kujdes, thote Krasta.

Jane lënë jashtë, sipas këtyre burimeve, goditjet shkatërruese që i jane bërë bazës së fasadës. Kështu, kur kova e ruspës e preku fasadën ajo u shkrumbua menjëherë si për të provuar tezën se ndërtesa ishte me cilësi të keqe sa edhe e pavlerë. Ministria e Brendshme, me pamjet e ofruara prej saj nga ndërtesa dhe të montuara me kujdes, perveç policimit brutal, siguron dhe përhapjen e narrativës së prishësve. Kështu siç është vepruar do binte çdo ndërtesë e fuqishme në botë, ka komentuar gazetari Adi Krasta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY