Apeli i Presidentit Meta: Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020

Apeli i Presidentit Meta: Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020

60
0
Shares

Edhe Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për lirimin e aktivistëve të arrestuar pas protestës së 17 majit, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në një postim në facebook, Meta thotë se të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të teatrit kombëtar janë vetëm politike.

“Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020” apelon Meta.

Gjykata e Tiranës pritet të japë sot masën e sigurisë për 7 të arrestuarit, mes tyre edhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi.

POSTIMI I METES

Të gjitha ARRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE.

Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY