Protesta, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe Velisë, policia të ‘heqë kapelet’

Protesta, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe Velisë, policia të ‘heqë kapelet’

59
0
Shares

Një numër i madh protestuesish të mbledhur tek Ministria e Brendshme, aty ku një ditë më parë u përleshën me policinë, kërkuan largimin e Ramës dhe Velisë.

“Poshtë diktatura” dhe “Rama ik” ishin thirrjet e tyre përgjatë gjithë protestës.

Regjisori Robert Budina u shpreh se sulmi i djeshëm i policisë mbi Teatrin Kombëtar ishte një tentativë vrasje ndaj artistëve që ndodheshin në godinë.

Ai i bëri thirrje të gjithë institucioneve që të hetojnë këtë ngjarje.

“Ftojmë qeverinë, ftojmë kryeministrin, ftojmë ministrin e brendshëm, ftojmë opozitën, ftojmë SPAK të hetojnë këtë ngjarje që ishte një tentativë për vrasje. Ne sot kemi kontaktuar edhe me faktorin ndërkombëtar për ti bërë të qartë çfarë ka ndodhur. Duam të zbardhjet kjo ngjarje dhe pse u sulmua kultura gjatë pandemisë.

Kemi marrë mbështetje që kjo ngjarje të zbardhet. Duam të kuptohet çfarë po ndodh me këtë aferë korruptive. Ajo godinë u tentua të shembej me ligje anti-kushtetuese. Duke qenë se mungoi sistemi i drejtësisë u munduam ta mbrojmë fizikisht dhe këtu u gjetëm të vetëm. Ja pse godina nuk ishte halli jonë, por ishte halli juaj”, tha Budina.

Ndërkohë gjatë fjalës së tyre aktivistë të tjerë kërkuan lirimin e personave të arrestuar. Ndërkohë avokatja e Aleancës për Teatrin, Kalaja, tha se janë depozituar padi, janë mbledhur dëshmi, filmime dhe dokumenta që vertetojnë akzuën e tentativës për vrasje.

Protestuesit sulmuan policët në fjalimet e tyre duke iu kërkuar atyre të kënë shërbimin. “Hiqni kapelet”, ishin thirrjet e shumta në protestë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY