Berisha në protestë, thirrje për mosbindje civile

Berisha në protestë, thirrje për mosbindje civile

68
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për mosbindje civile, ndërsa ndodhej në protestën e thirrur nga Aleanca për Teatrin

Berisha tha se duhet të jemi të vendosur për të paguar çdo çmim duke akuzuar partinë në pushtet se po qeveris pa norma.

“Poshtë diktatura. Le ta nisim këtë betejë. I përgëzoj qytetarët për heroizmin që kanë treguar. Duhet të bashkohemi të gjithë. E di çfarë më thonë në mesazhe, “m’u këputë dora që votova për të”.

Kam një foto ku ndrikull Xhaçka dhe Taulant Bejgo mashtronin një familje me një qese ndihmë. Këta nuk kanë asnjë normë. Këta rrinë se i lamë ne. Të jemi të vendosur për të paguar çdo çmim.  Jam për mosbindje civile. Ky shtet nuk ka ligje“, tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY