Policët dhunojnë brutalisht 15-vjeçarin në rrugët e Tiranës, dalin pamjet e rënda

Policët dhunojnë brutalisht 15-vjeçarin në rrugët e Tiranës, dalin pamjet e rënda

154
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16.50 tek Parku i Liqenit Artificial në Tiranë.

Një video e shpërndarë në mediat sociale, që është filmuar nga qytetarë të rastit, tregon një grup policësh të cilët mbajnë poshtë vetes një adoleshent, ndërsa njëri prej tyre e godet disa herë me shpulla.

Adoleshenti i shtrirë në tokë dëgjohet ndërsa thërret dhe mundohet të lirohet.Abc News mëson se djali është 15-vjeçari me iniciale S.Ç.

Ai thotë se në polici e mbajnë 45 minuta dhe më pas e liruan pasi i erdhën prindërit. Ndërkohë, burime për Abc News thonë se për tre nga efektivët në video ka nisur hetimi disiplinor ndërsa efektivi që shihet duke e gjuajtur të riun me shpulla do të shkarkohet.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY