Rama paralajmëroi draftin/Basha: Po synon të manipulojë zgjedhjet me kanabisin

Rama paralajmëroi draftin/Basha: Po synon të manipulojë zgjedhjet me kanabisin

49
0
Shares

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha tha se fundi i Ramës është i pashmangshëm, duke permendur faktin se sërish po behen gati tentativat për të manipuluar zgjedhjet, kësaj here duke e legalizuar kanabisin.

“Po le ta dëgjojnë edhe nga goja ime se ne jemi të bashkuar dhe fundi i Edi Ramës është i pashmangshëm, e vetmja gjë që ka në dorë është të lejojë qytetarët të zgjedhin me votë ose të të përballet me të gjitha pasojat sociale dhe ekonomike që do të sjellë bllokimi apo manipulimi i procesit zgjedhor, për të cilin është investuar personalisht para 6 javësh se ka nisur procesin për legalizimin e kanabisit dhe procesin e kanabizimit të vendit. Ta dini që laku në qafën e kësaj qeverie regjim po ngushtohet. Ne duam ta sjellim ndryshimin me sa më pak kosto për shqiptarët”,- tha ai.

Më vonë kreu i qeverisë, Edi Rama tha se shumë shpejt do të vijë drafti për legalizimin e kanabisit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY