Falen taksat vjetore per disa mijera automjete, kush perfiton

Falen taksat vjetore per disa mijera automjete, kush perfiton

727
0
Shares

Drejtoria e  Përgjitshme e Transportit Rrugor ka falur taksen vjetore per mjetet e Transportit Publik.

Lajmi eshte njoftuar nga kryeministri Edi Rama i cili liston edhe kategoritë që përfitojnë nga ky lehtësim.

Rama sqaron se të gjithë ata që bëjnë pjesë në këto kategori dhe e kanë paguar detyrimin e tyre do t’u rikthehen parate.

Postimi i Rames:

“Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë, sjell një shembull të shkëlqyer solidariteti nga DPSHTRR për sektorin e transportit rrugor të pasagjerëve

Një rast i bukur ku një ent publik me vetëfinancim, nisur dhe nga rezultatet e mira për 2019-ën ofron, nga të ardhurat e veta të akumuluara, të mbulojë 100% taksën vjetore (tvmp), për gjithë vitin 2020, për 7,204 mjete!

-ky akt mbështet njëkohësisht subjektet e lartpërmendura, buxhetin e shtetit dhe direkt bashkitë!

-institucionet përgjegjëse do të mundësojnë që brenda majit kjo paketë të hyjë në fuqi!

ps: ata që i kanë paguar, do të kompensohen në momentin e pagesës së tvmp pasardhëse!”, shkruan Rama.

-nga kjo paketë solidare e DPSHTRR-së në vlerën 170,194,500 lekë përfitojnë 7,204 mjete të kategorisë:
-autobus (mbi 8+1),
-transport qytetës,
-transport rrethqytetës,
-transport ndërqytetës,
-shërbime të rastit (turistik brenda e jashtë vendit),
-ndërkombëtar të rregullt,
-transport për personele,
-transport për llogari të subjekteve brenda e jashtë vendit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY