Besa Shahini: Maturantet, vetem 12 nxenes ne klase

Besa Shahini: Maturantet, vetem 12 nxenes ne klase

30
0
Shares

Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha sot ne nje interviste per abcnews se maturantët qe do te kthehen në shkollë do te kene rregulla strikte.

“Siç kanë vepruar të gjitha vendet e tjera që kanë vendosur trë mbajnë maturat shtetërore edhe ne kemi ndërmarrë hapat tonë. Duke marrë parasysh që ka shumë nxënës vendosëm të kthejmë edhe klasat e tjera

Ata do jenë maksimumi 12 nxënës në klasë duke rujatur distancën prej 2 metrash dhe do merren masa për higjienizimin e klasave. Dio jenë disa masa që do merren që nxënësit dhe mësuesit të jenë të sigurt.

Ajo çfarë ne duam të sigurojmë është që çdo shkollë të ketë mjetet e nevojshme për të kryer pastrimin. Klasat do të jenë të pastra.

Nëse nxënësit ndihen se mund ta bëjnë provimin pas konsultime mund të përgatiten vetë në shtëpi. Një maturant që i ka ndjekur edhe mësimet online është i përgatitur pa qenë nevoja të kthehen në shkollë.

Pjesa më e madhe e kërkesave është që të vijnë në shkollë sepse kanë nevojë për konsultimin”, shpjegoi ministrja Shahini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY